Krasniqi: Në listën e problemeve të komuniteteve punësimi ndër të parat
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve është mbajtur diskutimi “Zhvillimi i politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali”, organizuar nga projekti KOSINT dhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL).
Elbert Krasniqi, ministër i MAPL-së komunitete pakicë janë njëra ndër prioritetet në qeverisjen e tij dhe se punësimi është ndër temat kryesore.
“Nëse e bëjmë një list të probleme të komuniteteve, punësimi do të jet një ndër të parat, ku do të listohet”, ka thënë Krasniqi.
Habit Hajredini, Shefi i Zyrës për Qeverisje të Mirë tha se është duke u punuar në drejtim për çështjen e punësimit të qytetarëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
“Ne kemi bisedu edhe me ministrin se si me e vendos një mekanizëm që ka me e nxit punësimin e komuniteteve”, ka thënë Hajredini.
Më tetë prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, në këtë ditë kultura rome kremton historinë,traditat dhe bënë thirrje për përfshirje sociale.