Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi: Në dy vitet e fundit janë shtuar 2 mijë invalidë të luftës që marrin pensione

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, i ftuar në debat në KALLXO.com ka thënë se vetëm në dy vitet e fundit janë shtuar rreth 2 mijë invalidë të luftës që marrin pensione.

Ai ka thënë se këto duhet të ndalen, pasi që e ‘gërryejnë’ buxhetin e Kosovës.

“Skemat sociale të Ministrisë së Punës e gërryejnë buxhetin. Këto duhet të ndalen. Vetëm në dy vitet e fundit janë shtuar rreth 2 mijë invalidë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar se është trishtuar kur ka pasur dëgjim buxhetor, ndërsa ka bërë thirrje që këto skema të mendohen më mirë.