
Krasniqi – Kurtit: Vallahi nuk të lejojmë me rreziku raportin me Amerikën - VIDEO
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se nuk do ta lejojnë kryeministrin Albin Kurti, të rrezikojë raportin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se raporti me SHBA-në është i shenjtë.
“Raporti jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i shenjtë, nuk mundesh me rreziku. Vallahin nuk te lejojmë me rreziku, këtë mbaje mend. Nuk mundesh me rreziku se është ekzistencial”- u shpreh Krasniqi.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kuvend tutje pyet Kurtin nëse ja vlen të vazhdohet kjo situatë nëse kosotoja është rrezikimi i raporteve me aleatët e Kosovës.
“Sovranitetin nuk mundesh me mbajt as në zyrën tande mos me pas mbështetjen e Amerikës”- tha Krasniqi.
Kuvendi i Kosovës sot po mban seancë të veçantë për situatën në veri të vendit dhe raportet e Kosovës me SHBA-në.
Nga e hëna serbët në veri janë duke protestuar për të kundërshtuar idenë që kryetarët e rinjë të ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale.
SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Madje SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23 si pasojë për ‘mosdëgjimin’ që e ka bërë Qeveria e Kosovës.
SHBA po kërkojnë nga qeveria që kryetarët të mos ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale dhe policia e Kosovës të largohet nga ato ndërtesa.
Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetarët duhet të ushtrojnë detyrat nga zyrat e tyre, sepse sipas tij ‘Kosovës nuk i duhet sistem paralel’.