Krasniqi: Kurti ka mendësi autoritare dhe kërkon pushtet absolut

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme iu drejtuar mediave, duke thwnw se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkon pushtet absolut për të shkel demokracinw dhe institucionet e vendit.

Ai tha se PDK sot ka parandaluar ngufatjen e demokracisë që sipas tij Kurti dhe bartësit e tij tentuan në bwjnw.

“Sot u tentua që krejt një proces i tillë të kamuflohet dhe kontrabandohet brenda disa orëve duke ushtruar presion dhe shantazh mbi institucionet duke përfshirë edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se Ligji për Zgjedhje duhet të ndryshohet vetëm pas një procesi gjithëpërfshirës.