Krasniqi kërkon nga Qeveria e Kosovës që të mblidhet me urgjencë dhe të ndajë fonde për komunat e përmbytura

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të që të mblidhet me urgjencë dhe të marrë vendim për ndarjen e fondeve financiare emergjente për komunat e prekura nga reshjet e shiut.

“Gjendja e vendbanimeve të prekura nga vërshimet në Skënderaj, Mitrovicë e Istog, si dhe Podujevë e Klinë, po vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rëndë. Banorët e atyre zonave po përballën me vështirësi të mëdha, përfshirë mungesën e strehimit”- ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se shtëpitë e dëmtuara e të pabanueshme, dëmet ekonomike dhe shkëputja totale nga normaliteti, e kanë bërë situatën emergjente dhe për këtë kërkohet reagim i shpejtë.

Më 19 janar 2023 pas reshjeve të shumta të shiut janë dëmtuar shumë prona të banorëve në Skenderaj, Drenas, Mitrovicë, Podujevë, Klinë, Deçan, Pejë, Gjakovë.