Krasniqi: Kemi pranuar rreth 230 ankesa për konkursin e KEK-ut

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, në Radiotelevizonin e Kosovës ka folur për rezultatin e konkursit për 128 pozita.

Krasniqi ka bërë të ditur se kanë pranuar rreth 230 ankesa rreth këtij konkursi.

“Nëse vijmë në përfundim se procesi i intervistimit ka pasur defekte madhore dhe komplet rezultati është i paqëndrueshëm, atëherë ne do të shkojmë në anulimin komplet dhe ripërsëritjen e konkursit”, ka thënë Krasniqi.

 

Prokuroria nis hetimet rreth punësimeve në KEK