Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi i replikon Boletinit pasi i përmendi punësimin e djalit: Për këtë punë mundemi privat me u marrë vesh

Gjatë emisionit ku po diskutohet për pazarin që e bënë partitë politike që në Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike të futej një nen, i cili u sjell shumë përfitime gurthyesve dhe kompanive që merren me aktivitete minerare pati një debat mes hulumtuesit të organizatës “Çohu”, Besnik Boletini, dhe drejtorit të KPMM-së, Ramiz Krasniqi, rreth punësimit të djalit të këtij të fundit.

Duke folur rreth një operimi i cili sipas tij është ilegal dhe është bërë nga një kompani në fshatin Sankofc të Drenasit, Boletini i ka përmendur Krasniqit se djali i tij është i punësuar në këtë kompani.

“Kur kompania e ka pasur operimin më të madh, çuditërisht në vitin 2015 ka rastisur që edhe djali i Krasniqit ka qenë i punësuar në këtë kompani”, tha Besnik Boletini.

Ndaj kësaj deklarate ka replikuar drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, duke i thënë Boletinit se “për këtë punë merremi vesh privatisht”.

“Djali që ti mua më akuzon, më ke akuzuar edhe më herët, djali im nuk ka qenë në gurthyes. Për këtë punë mundemi privat me u marrë vesh. Në këtë kompani ka punuar por jo në gurthyes, edhe djali jem për momenin është në Zvicër, mos të hyjmë me familje, shqip po të them, nuk është konflikt interesi, edhe djali jem duhet me punu dikun”, thotë Krasniqi.