Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi: Fundi i janarit është kohë e përshtatshme për zgjedhje

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përfunduar takimin me ushtruesen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me datën e zgjedhjeve, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetuese Qeverinë me kryeministër Avdullah Hotin.

Krasniqi pas ktij takimi ta se ka treguar qëndrimin e PDK-së se data e zgjedhjeve duhet të shpallet sa më shpejt.

“Unë e njoftova që ne e kemi mirëpritur vendimin sepse ka kohë që kemi këkruar shpërndarjen e kësaj legjislature pasi ka bllokadë në qeveri dhe në Kuvend. Shpreha qëndrimin që ne presim që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejt që të jetë e mundur brenda harkut kohor që e mundëson aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Sipas Krasniqit, fundi i janarit është koha e përshtatshme për zgjedhje.

Mbrëmjen e së hënës, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Kurse, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar të martën konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për zgjedhjen e qeverisë Hoti.