Krasniqi e prezanton kandidatin e PDK-së për kryetar të Rahovecit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka prezantuar kandidatin për kryetar të Komunës së Rahovecit Bejtullah Deliu.

Krasniqi, në një postim në rrjetin social Facebook, tha se Bejtullah Deliu është kandidati i tyre për të drejtuar këtë qytet, që sipas tij është zhvilluar shumë me qeverisjen e PDK-së, por ka ngecur në vitet e fundit.

“Bejtullahu e njeh mirë Rahovecin, djersën e fermerëve, ndërmarrësve dhe pritjet e të rinjve të kësaj komune. Prandaj, ai ka edhe vullnetin e madh që të sjellë transformime në këtë qytet, ashtu siç e meriton. E vizitoj shpesh Rahovecin. Jam krenar me punët e mira që kemi bërë për këtë qytet. Por e di që na presin edhe shumë angazhime të tjera”, ka shkruar Memli Krasniqi në profilin e tij në Facebook.