Krasniqi: Deri më sot Komuna e Rahovecit nuk ka përfunduar asnjë projekt në afatin kohor, të gjitha zvarriten
Në #KallxoPernime është duke u transmetuar debati me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latif dhe asamblenë e kësaj komune.
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec, Burim Krasniqi ka thënë se këtë komunë asnjë projekt nuk përfundon në afatin kohor të përcaktuar sipas kontratës.
Krasniqi thekson se përveç zvarritjes së projekteve atyre u shtohet edhe kosto shtesë.
“Deri më sot Komuna e Rahovecit, asnjë projekt nuk e ka përfundu në afatin kohor sipas kontratës, të gjitha zvarriten, të gjithave u shtohet kosto. E fundit që është sot, asnjë projekt nuk ka pranim teknik sepse bëhet presion te kompanitë, ato e kryjnë punën defakto, juridikisht nuk kryhet puna mbesin pezull me arsyetimin se pozicioni i fundit është lloj pranimi teknik”- tha Krasniqi.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi pranoi vonesat në projektet e komunës por që tha se janë qindra projekte që janë përuruar në mandatin e tij.
“Sa i përket vonesave të projekteve jam dakord sepse ka mirëpo po harrojnë se projektet të cilat ndodhin në Komunën e Rahovecit bëhen për të gjithë qytetarët në interes të tyre. Edhe këta duhet me marrë pjesë në përurim të projekteve, a e din sa projektet i përurojmë ne, nuk marrin këta pjesë hic… janë me qindra projekte që në këtë mandate janë përuruar”- tha Latifi.
Një debat tjetër në mes Latifit dhe Kransiqi është zhvilluar sa i përket buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2025.
Krasniqi shpjegoi se nuk kanë votuar buxhetin e komunës pasi që nuk ka pasur specifikime në buxhet.
“Ka shumë argumente që nuk votohet buxheti. Nuk mundet me një kod buxhetor me thënë, ‘ndërtimi i rrugëvë të Rahovecit’, duhet me u specifiku secila rrugë, secila ka emër sot. Sot në projektbuxhet nuk janë”- tha ai.
Ndaj kësaj deklarate u kundërpërgjigj kryetari Latifi.
“Këta e kanë kërku një listë të projekteve që ua kemi dërgu por kodet në Minsitrinë e Financave nuk mundem me ua ndërru. Pra të gjitha kodet e përgjithshme kanë qenë të specifikume dhe kjo është e vërtëtë. Të pavërëtat Smajl Latifit, tana i duron por shpifjet, inskenimet dhe të pavërtetat nuk i duron”- tha ai në #DebatPërnime.
“Nuk ka kode buxhetore nuk është e vërtëë që thash nuk ka ardh lista. Nuk ka rrugë të specifikume. Nuk qëndron që sistemi nuk i lejon me i specifiku”- shtoi asamblisti Krasniqi.