Alban Krasniqi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi: Deponia ilegale në lagjen 'Hoti' është bërë në mënyrë të fshehtë

Komuna e Malishevës ka rreth 130 deponi ilegale, ndërsa në lagjen “Hoti” në hyrje të kësaj komune, gjendet një deponi e madhe e mbeturinave.

Në lidhje me këtë çështje, kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj në emisionin “Jeta në Komunë” tha se kjo është një pikë transferi e kompanisë “Eko Regjioni”.

“Kjo është pikë transferi, bijnë kamionat prej fshtarave, kompania mirëmbajtje “Eko Regjioni” i bart aty dhe më pas i dërgon në Prizren. E kemi kërkuar me largu këtë pikë transferi”, tha Begaj.

Por, asamblisti nga LVV, Alban Krasniqi tha se kjo është deponi ilegale.

“Deponia ilegale është bë në marrëveshje të fshehtë mes kryetarit dhe Eko Regjionit që të operojnë aty si qendër transferi. Jo, nuk është ardhë asnjë kërkesë prej kryetarit e rregullt sipas ligjit që duhet të vijë, që përcaktimi me lokacionin”, tha Krasniqi.

 

Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komunë” është i ftuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Begaj përballë Jeta Xharrës, asamblistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, do të ballafaqohet me premtimet e vitit 2017.

Begaj do të flas për politizimin e arsimit në këtë komunë, drejtorët e shkollave me aktakuza, problemet me ujësjellës e kanalizim si dhe gurëthyesit që operojnë në këtë komunë.

Të ftuar në studio janë: Alban Krasniqi asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Mazreku nga PDK, Nexhat Krasniqi, ish-kandidat për kryetar të komunës dhe Bukurije Rrustemi, aktiviste.

Ndërsa në ZOOM merr pjesë Flutura Zymi, aktiviste e shoqërisë civile.