Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Krasniqi: Bashkë me “Jetimat e Ballkanit” do t'i ndërtojmë mbi 200 shtëpi në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për të ndërtuar shtëpi në komunat veriore.

“102 shtëpi do të ndërtohen nga MAPL dhe 100 nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’”- tha Krasniqi në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, më 14.08.2024.

KALLXO.com kishte raportuar se më 26.06.2024 shtëpitë më tulla të kuqe e me çati të dëmtuara, pa dyer e dritare, të djegura gjatë luftës së fundit në Kosovë janë shndërruar në shtëpi të bardha.

Shqiptarët të cilët u detyruan asokohe të shpërngulen në jug të qytetit iu patën gëzuar lajmit se do t’u ndërtohen shtëpitë.

Mbi 200 shtëpi të reja pritet të ndërtohen në katër komunat në veri të Kosovës