Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi: 23 vjet më parë, çizmet e luftëtarëve të Brigadës 138 thyen kufirin shqiptaro-shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Betejën e Koshares.

“9 prilli i vitit 1999, dita kur filloi Beteja e Koshares, shënon një ndër datat më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër fitoret më të mëdha ndaj ushtrisë pushtuese serbe e jugosllave”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se “operacioni “Shigjeta” do të mbahet mend edhe për fundin e kësaj padrejtësie 100 vjeçare”.

“23 vjet më parë, çizmet e luftëtarëve të Brigadës “138”, nën komandën e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, që për një shekull i kishte ndarë dy shtetet tona”, ka thënë ai.