Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniq: Mamusha do të ketë çerdhe publike maksimumi deri në vitin 2023

Kandidati për kryetar të komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq ka premtuar dy rrugë në këtë komunë, ajo Mamushë- Smaç dhe rruga Bahçelik do të përfundohen brenda këtij viti.

Ndërsa Krasniq ka thënë se Mamushë do të ketë çerdhe publike maksimumi në vitin 2023.

“Problemi më i madh në komunën e Mamushës janë pronat komunale. Nuk kemi pronë komunale. Po shpresojmë që në 2022 maksimumi në 2023 do të hapet çerdhja në komunën e Mamushës”, ka thënë Krasniq.

Po ashtu, Krasniq ka thënë se rrugën Mamushë- Smaç nuk do ta pranojnë nëse kjo rrugë nuk do të ketë punime kualitative e po ashtu ka premtuar se kjo rrugë do të përfundojë brenda një muaji e gjysmë.

E për rrugën Bahçelik ka thënë se kjo rrugë do të kryhet para fundvitit.

Në #DebatPernime janë ftuar kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Mamushës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Kandidatët për kryetar të komunës së Mamushës janë: Abdylhadi Krasniq nga KDTP; Arif Bytyq nga KATP; Iljaz Bajraktar – kandidat i pavarur dhe Riza Kryezi nga IE.

Por pjesë e debatit është vetëm Abdylhadi Krasniq nga KDTP ndërsa kandidatët e tjerë për kryetar të Mamushës nuk kanë ardhë.

Krasniq përballë Jeta Xharrës do të përgjigjet se si do të menaxhojë me pandeminë COVID-19, cilat janë planet e tij për arsim, ambient, kulturë, siguri publike dhe tema të tjera.

Përballë kandidatit të KDTP-së për kryetar të komunës është kandidatja për asambliste në Kuvendin Komunal të Mamushës: Sevgi Mazrek nga KDTP.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.