Krahasimi i Thaçit: Merkel në Aushvic, Vuçiq mohon Reçakun

Presidenti Thaçi përmes një postimi në Twittër ka bërë një krahasim interesant mes veprimeve të ditëve të fundit të Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky krahasim i Thaçit vjen pas deklaratës së Vuçiq se masakra e Reçakut ka qenë një inskenim dhe në ditën kur Merkel vizitoi kampin nazist të Aushvicit.

Thaçi shkruan se Merkel ka folur në mënyrë dinjitoze në Aushvic për turpin e së kaluarës derisa Vuçiq flet me krenari për gjenocidin.

“Kancelaria Merkel në një mënyrë dinjitoze foli në Aushvic për turpin e autorëve të së kaluarës. Udhëheqësit serbë flasin për krenari për gjenocid. Ne do të arrijmë paqen për brezat e ardhshëm të të gjithë në Ballkan, kur turpi, asgjë përveç turpit, shprehet kur diskutojmë për trashëgiminë e Millosheviçit”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Reçaku, fshati që e vizitoi vdekja dhe e harroi drejtësia

Vuçiq mund të përballet me prokurorinë Speciale të Kosovës për këtë deklaratë.

Deklarata për masakrën e Reçakut, Vuçiq mund të përballet me Prokurorinë Speciale të Kosovës