Mbledhja e KQZ-së FOTO-Amire Qamili- Çollaku/KALLXO.com

KQZ zëvendëson 13 deputetë të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit të Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë zëvendësuar 9 deputetë.

Donika Gërvalla Schwarz është zëvendësuar nga Shqipe Isufi, Arben Vitia nga Enver Haliti, Hekuran Murati nga Mirsad Shkreta, Faton Peci nga Gramos Agusholli, Liburn Aliu nga Alban Bajrami, Arbërije Nagavci nga Yllza Hoti, Hajrulla Çeku nga Jahja Kokaj, Rozeta Hajdari nga Gresa Bytyqi Kelmendi dhe Xhelal Sveçla nga Hydajet Hyseni Kaloshi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është zëvendësuar një deputet.

Daut Haradinaj është zëvendësuar nga Shemsedin Dreshaj.

Nga KDTP Fikrim Damka, zëvendësohet nga Enis Kervan, nga IRDK Elbert Krasniqi, zëvendësohet nga Fridon Lala si dhe nga NDS Emilija Redžepi, zëvendësohet nga Samra Ilijaz.