Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ zëvendëson 13 deputetë të  Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar rekomandimet për zëvendësimin  e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje javë zëvendësuar 9 deputetë.

Donika Gërvalla Schwarz është zëvendësuar nga Shqipe Isufi, Arben Vitia nga Enver Haliti, Hekuran Murati nga Mirsad Shkreta, Faton Peci nga Gramos Agusholli, Liburn Aliu nga Alban Bajrami, Arbërije Nagavci nga Yllza Hoti, Hajrulla Çeku nga Jahja Kokaj, Rozeta Hajdari nga Gresa Bytyqi Kelmendi dhe Xhelal Sveçla nga Hydajet Hyseni Kaloshi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është zëvendësuar me Shemsedin Dreshaj.

Ndërsa nga partitë e komuniteteve, nga NDS Emilja Rexhepi është zëvendësuar me Samara Iljaz, nga IRDK Elbert Krasniqi është zëvendësuar me Fridan Lala dhe nga Partia Turke Fikrim Damka është zëvendësuar me Enes Keren.