KQZ vendos të mbahen zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë do të mbahen edhe pse në Kosovë janë konfirmuar zyrtarisht dy raste me coronavirus.

Kryetarja e KQZ -së, Valdete Daka ka thënë se janë konsultuar me institucionet përgjegjëse dhe nga të njëjtat nuk ka ndonjë rekomandim shtesë.

“Ne kemi kontaktuar me institucionet përgjegjëse, si me Institutin e Shëndetit Publik dhe Zyrën e Presidentit dhe meqenëse nuk kemi ndonje rekomandim shtesë veç atyre që kanë qenë, ne do të procedojmë sipas planit operacional”, tha aja.

Daka u bëri thirrje pjesëmarrësve në zgjedhje që tu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të KQZ-së, pasi sipas saj i kane ndërmarrë te gjitha masat parandaluese.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës se Pofujeves do te mbahen neser me 15 mars.

Podujevë do të mbajë zgjedhje pasi Agim Veliu u zgjodh ministër i Punëve te Brendshme dhe Administratës Publike ne Qeverinë Kurti.

Në anën tjetër, pas gjendjes së krijuar në vend nga coronavirusi, Klina dhe Vitia janë futur në karantinë, me vendim te Qeverisë.