KQZ ua cakton partive sa mund të shpenzojnë në fushatën për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, Alim Rama.

Në njoftimin komunikatën e lëshuar, thuhet se në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.

Më këtë vendim KQZ përcakton kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje, në shumën prej 43 mijë e 433 euro.

“Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar. Sipas listës jopërfundimtare të regjistrit civil numri i votuesve në komunën e Podujevës është 86 mijë e 866 votues të regjistruar”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Zgjedhjet më Komunën e Podujevës pritet të mbahen më 15 mars, këto zgjedhje vinë pasi që ish-kryetari Agim Veliu ka kaluar në ekzekutiv si ministër i Punëve të Brendshme.