KQZ tregon kur do të dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve në dy komunat

Kryetarja e Komisionit KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se konferenca e radhës e tyre do të mbahet sapo të pranojnë rezultatet preliminare pas zgjedhjeve në komunën e Podujevës dhe asaj të Mitrovicës së Veriut.

E pytur për kohën se kur pritet të dalin rezultatet preliminare, Daka tha se presin që ato të publikohen më së largu në orën 21:00.

“Duke marr parasysh se nuk kemi shumë vendvotime dhe kandidatë ka pak, ne presim që diku rreth orës 21:00 më së largu të dalim me rezultatet preliminare, po gjithsesi do të njoftoheni në kohë reale nëqoftëse ka shtyrje”, tha ajo.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në komunën e Podujevës kanë votuar 40.51% e qytetarëve. Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, kanë votuar 39.14% e qytetarëve.