KQZ thotë se është pajisur me mjete higjienike për zgjedhjet në Podujevë

 

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se janë të gatshëm teknikisht për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë këtë të diel.

Yll Buleshkaj nga Sekretariati i KQZ-së, ka thënë se janë pajisur edhe me mjete shtesë higjienike pas gjendjes së krijuar ne coronavirus.

“Ne jemi duke zbatuar në përpikëri planin operacional. Para diku gjysmë orë kanë mbërri fletëvotimet në depon tonë në Podujevë dhe ato pastaj do te shpërndahen sipas planit nesër herët në mëngjes. Po ashtu kanë arritur masat tona specifike për këtë gjendje, dezinfikant dhe gjëra të ngjashme që janë të nevojshme kanë arrit ne depo dhe do të shpërndahen nëpër qendra të votimit dhe nëpër vendvotime”, tha ai.

KQZ  sot zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë do të mbahen edhe pse në Kosovë janë konfirmuar zyrtarisht dy raste me coronavirus.

Kryetarja e KQZ -së, Valdete Daka ka thënë se janë konsultuar me institucionet përgjegjëse dhe nga të njëjtat nuk ka ndonjë rekomandim shtesë.

E pyetur nëse ky institucion do të ndihet përgjegjës nëse do të ketë rritje të numrit të të prekurve me coronavirus pas mbajtjeve të zgjedhjeve, Daka tha se nuk janë institucion shëndetësor dhe se po veprojnë sipas rekomandimeve të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK.

“Këtu nuk ka të bëjë me përgjegjësi, por me rekomandime. Është përgjegjësi shtetërore që të organizohen zgjedhjet dhe ne do të vazhdojmë deri në momentin kur mund të kemi ndonjë rekomandim tjetër”, tha ajo.

KQZ vendos të mbahen zgjedhjet në Podujevë

.