Valmir Elezi, KQZ

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi në konferencën e parë për media për sot, ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Elezi tha se kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve në respektimin e masave sipas rekomandimeve të institucioneve për shkak të pandemisë COVID-19.

“Në orën 11:30 do të mbajmë konferencën e radhës lidhur me ecurinë dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00”, theksoi Elezi.

Qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut votojnë sot