Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për Dragashin
16.12.2021 - 12:46
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli sot rezultatet përfundimtare për Komunën e Dragashit.
Sipas rezultateve, të cilat i kumtoi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, fitues i zgjedhjeve është kandidati i LDK-së, Behxhet Xheladini
“Behxhet Xheladini, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 6 mijë e 992 vota apo 51.16 për qind ndërsa Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 5 mijë e 912 vota apo 48.84 për qind të votave”, tha ai në një konferencë për media.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankesës brenda 24 orëve duke filluar nga ora 11:00 deri në të nesërmen në po të njëjtën kohë.
Dragashi përsëriti votimet nga jashtë Kosovës.