Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ shpall të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten më 27 tetor në orën 10:00 do t’i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale 2021.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, tha ai.

Deri më tani, sipas rezultateve preliminare 21 komuna priten të shkojnë në balotazh me 14 nëntor.

Këto janë 21 komunat që pritet të shkojnë në balotazh