Foto: Kallxo.com

KQZ shpall konkurs për Zyrtarë të Lartë Komunalë të Zgjedhjeve në komunat veriore, Mamushë e Lipjan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të hënën konkurs për Zyrtarë të Lartë Komunalë të Zgjedhjeve për gjashtë komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Mamushë dhe Lipjan.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për KALLXO.com se këto konkurse do të jenë të hapura deri më 14 shkurt 2023.

“Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen” – tha Elezi për KALLXO.com

Detajet lidhur me këtë konkurs janë në ueb faqen e KQZ-së.

Zyrtarë komunalë të zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës kanë dorëzuar dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar.

Dorëhiqen zyrtarët komunalë të zgjedhjeve në katër komunat veriore