KQZ shpall konkurs për 198 pozita të përkohshme pune

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur konkurs për 198 pozita për staf të  përkohshëm pune në këtë institucion.

Konkursi i KQZ-së është shpallur më 14 gusht dhe do të jetë i hapur deri më 20 gusht në ora 16:00.

Pozitat kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Disa nga pozitat janë: zyrtar i personelit, zyrtar për buxhet dhe financa, zyrtar i koordinimit në terren në Sekretariatin e KQZ-së, zyrtar i trajnimit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, zyrtar i administratës dhe logjistikës në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, e të tjera.

Në këtë LINK mund të shihni detajet e konkursit të shpallur nga KQZ-ja.