Foto; KALLXO.com
KQZ regjistron edhe një parti të re politike
Spektrit politik në Kosovë i është shtuar edhe një parti e re. Është Bashkimi Demokratik që është regjistruar më 08.11.2024, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). E udhëhequr nga Ajvaz Berisha, kjo parti e ka akronimin BD.
“Më 18 tetor 2024, iniciativa politike e quajtur Bashkimi Demokratik (BD), udhëheqës i së cilës është z.Ajvaz Berisha, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim. Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, përfshirën statutin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar dhe librezën e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar”- është bërë e ditur nga KQZ-ja.
Poashtu, në mbledhje u bë e ditur se Bashkimi Demokratik (BD) do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë me numrin rendor 54.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Lista preliminare e miratuar në mbledhjen e mbajtur më 28.08.2024, përmbanë 2,047,148 votues, shtetas të Kosovës.
Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme më 09.02.2025 është 209,878, sipas të dhënave të KQZ-së.