
Foto: MPJD
KQZ publikon të dhënat qytetarë nga diaspora votuan sot
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), njofton se nga 20 mië e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 14 mijë e 463 qytetarë.
KQZ thotë se ky është numri i votesve, pa përfshirë Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York.
“Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 14,463 qytetarë, pa përfshirë Qendrat e Votimit në Washington, Ottaëa, Toronto dhe New York”- njofton KQZ, sonte më 08.02.2025.
Sot, më 08.02.2025, ditë e shtunë ka nis votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në vende të ndryshme të botës.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se deri në këtë orë, sipas kohës lokale, janë hapur qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike në shtetet europiane, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanda do të fillojë më vonë.Përfaqësitë diplomatike në të cilat ka filluar procesi i votimit në orën 07:00, sipas kohës lokale në Kosovë, janë: Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).
Votimi i diasporës në ambasada dhe konsullata, MPJD jep detaje