KQZ Probleme Hasëm Vetëm në Mitrovicë

 

Në konferencën e parë të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, u tha se zgjedhjet lokale kanë filluar me kohë në të gjitha komunat e Kosovës. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka konfirmoi se në baze të të dhënave nga të gjitha komunat në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet. Daka përmendi vetëm një parregullsi në Mitrovicën e jugut. “Në Mitrovicen e jugut në një vondvitim në Koqendoll në Shkollën fillore “Bislim Hajdari “ ka munguar lista votuese”, Daka. Kryetarja e KQZ-së njoftoi se Konferenca e radhës në orën 11:30 dhe ka të bëjë me ecurinë e procesit të votimit dhe pjesëmarrjen në votimim deri në orën 11:00.