Foto: Kallxo.com

KQZ për ndalimin e kamerave në Skenderaj: Rregullat janë njësoj për gjitha komunat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimit janë kompetencë e tyre e që nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre.

Ky reagim vjen pasi që Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka urdhëruar menaxherët e qendrave të vendvotimeve që të mos ndalën kamerat nëpër klasa.

Në sqarimin e KQZ-së thuhet se të gjitha rregullat për të gjitha Qendrat e Votimit gjithandej janë uniformë dhe vlejnë njësoj për të gjitha, në të gjitha komunat.

“Të gjitha objektet shkollore të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit menaxhohen dhe mbikëqyren nga KQZ. Ato nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre. Të gjitha rregullat për të gjitha Qendrat e Votimit gjithandej Republikës së Kosovës janë unfiorme dhe vlejnë njësoj për të gjitha, në të gjitha komunat. Këto rregulla kanë qenë të tilla edhe në proceset e kaluara zgjedhore dhe nuk kanë pësuar asnjë ndryshim”, thuhet në komunikatën e KQZ-së

KALLXO.com raportoi sonte se Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dërguar email Komisionit Komunal Zgjedhor të Skenderajt që të ndalen kamerat nëpër shkolla që do të përdoren si qendra të votimit gjatë procesit të zgjedhjeve më 14 shkurt.

KQZ kërkon ndaljen e kamerave në shkollat e Skenderajt, Bekim Jashari e kundërshton