KQZ njofton për mënyrën e votimit të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të mundësojë pjesëmarrjen në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Sipas KQZ-së, kjo përfshinë, personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia, personat në spitale, personat moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit, personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu në këtë përfshihen edhe të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, si dhe personat që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie.

“Qasja në këtë shërbim varet nga kategoria të cilës i përkasin, e cila është përshkruar më poshtë, ndërsa votimi mundësohet përmes ekipeve mobile të cilat shkojnë në shtëpi apo institucionet përkatëse për të mundësuar votimin e personave që votojnë në këtë mënyrë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Këto kategori mund të votojnë nga 14-18 janar 2021.

Në këtë LINK mund të gjeni ndarjen e kategorive dhe detajet tjera të KQZ-së për mënyrën e votimit.