Foto: KALLXO.com

KQZ nis rinumërimin e votave të 1,472 vendvotimeve

Sot, në ora 16:00 do të fillojë rinumërimi i votave të 1,472 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet në njoftim.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve vjen dy ditë pas vendimit të PZAP-it vlerësoi sit ë bazuara disa ankesa të partive politike dhe kandidatëve për deputetë.

Gabimi që çoi në rinumërimin e rreth 1.500 vendvotimeve

www.kallxo.com