KQZ në pritje të Supremes për të filluar rinumërimin e rreth 1 mijë e 500 vendvotimeve

Komisioni Qendror Zgjedhor është në pritje të Gjykatës Supreme për të parë nëse ka ndonjë ankesë në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e rreth 1 mijë e 500 vendvotimeve.

“Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim. Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Të hënën, PZAP urdhëroi KQZ-në që të fillojë rinumërimin e rreth 1 mijë e 500 vendvotimeve.

Gabimi që çoi në rinumërimin e rreth 1.500 vendvotimeve

www.kallxo.com