KQZ ndanë rreth 9 mijë euro për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka realizuar aktivitetin e prokurimit me titull “Shtypja e fletëvotimeve për Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë”.

Për këtë tender, KQZ ka parashikuar kontratë në vlerë deri në 9 mijë e 300 euro.

Për aktivitetin e prokurimit në fjalë, KQZ kishte përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë me kriter çmimin më të ulët.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, shtypjen e fletëvotimeve, KQZ ia besoi grupit të operatorëve ekonomik “Cetis d.d; CETKOS L.L.C.” me çmim të kontratës prej 8 mijë e 944 euro.

Komuna e Podujevës do të shkojë në zgjedhje pasi kryetari i deritashëm i kësaj komune, Agim Veliu, është zgjedhur ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.