Qendra e Numërimit dhe rezultateve. Foto: KQZ

KQZ ndanë mbi 15 mijë euro për transportin e stafit të QNR-së për zgjedhjet e tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka iniciuar procedurat tenderuese për të siguruar transportin për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), për zgjedhjet e sivjetme lokale.

Për tenderin me titull “Transportin e Stafit të QNR-së për Zgjedhjet Lokale 2021” ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri 15,500 euro.

Për këtë aktivitet të prokurimit, përdori llojin e hapur të procedurës, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Me datën 19 të këtij muaji, KQZ ka paraparë të përfundoj afati i dorëzimit të ofertave nga operatorët ekonomik të interesuar.

Lidhur me procesin e numërimit të votave, ngjarjeve dhe çështjeve tjera nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi.

Për më shumë kliko këtu.

Ndryshe ditë më parë, bazuar në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, KALLXO.com raportoi se më datën 11 tetor të vitit 2017, KQZ kishte lidhur kontratë publike për shtypjen e formave zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017 në vlerë 75 mijë e 222 euro, për raundin e parë të zgjedhjeve, por përkundër përfundimit të kontratës, KQZ kishte vazhduar me porosi për raundin e dytë të zgjedhjeve në vlerë prej 41 mijë e 641 euro.

Sipas auditorit, edhe pse kishte pranuar porosinë, KQZ nuk kishte kryer pagesën dhe më pas pagesat për procedurë përmbaruese janë bërë në vitin 2020.

Auditori: KQZ u dërgua tek përmbaruesi pas organizimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

Auditori gjen mangësi në menaxhimin e pasurisë nga KQZ gjatë vitit 2020