Një kuti votimi | Foto: Atdhe Mulla

KQZ miraton Rregulloren për votimin jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 23.07.2024 ka miratuar rregulloren për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës.

KQZ thotë se kjo rregullore përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës, pranimin dhe evidentimin e dërgesave postare, procedimin e vlerësimin e aplikacioneve të pranuar me postë, por edhe çështje të tjera.

“Sipas KQZ-së, kjo rregullore përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës, pranimin dhe evidentimin e dërgesave postare, procedimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të pranuara përmes postës dhe platformës elektronike, procesin e konfirmimit dhe kundërshtimit, votimin përmes postës, vlerësimin e dërgesave postare të pranuara përmes postës dhe votimin në përfaqësi diplomatike”- ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Me Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme është krijuar mundësia e votimit nëpër përfaqësit diplomatike të Kosovës.

KQZ-ja, sipas këtij ligji, vendos rregullat e procedurës, shpërndarjet, pranimin, paketimin, transportin dhe sigurinë e materialeve për zgjedhje, të cilat i dërgohen KKZ-së, KVV-së, si dhe ekipeve që dërgohen në përfaqësi diplomatike.