Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ miraton kërkesën për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore të partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesat e gjashtë partive politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore.

“Gjatë vitit 2022 janë planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike por për shkak të gjendjes me pandeminë dhe masave kufizuese për tubime këto tubime janë shtyrë”, thonë nga KQZ-ja.

Nga KQZ-ja po ashtu thonë se edhe në vitin 2021, KQZ-ja ka miratuar kërkesa për shtyrje për arsyeje të njëjta.

“Edhe në vitin 2021, KQZ ka miratuar kërkesat e partive politike për shtyrjen e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore, për arsye të njëjta”, thonë nga KQZ-ja.

Këshilli Ligjor i KQZ-së këto kërkesa i ka konsideruar të drejta dhe legjitime.

Më poshtë gjeni datën e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore të gjashtë partive politike pas shtyrjes së tyre.