KQZ miraton dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet për kuvend komunal dhe kryetar komune
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar Komune.
Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, tha se qytetarët e kanë memorizuar fletëvotimin që është i kahershëm dhe sipas tij çdo ndryshim i madh i fletëvotimeve do të krijonte edhe huti te qytetarët në mënyrën e të votuarit.
“Kemi konsideruar që si përbërje e këshillit për operacione zgjedhore kemi vendos të vazhdojmë me dizajnin e njëjtë me disa ndryshim teknike të cilat e lehtësojnë. Për kryetar të komunës të shënohet vetëm një kandidat në tri gjuhë dhe në fletëvotimin për kandidat komunal renditje në kolona, në tre gjuhë zyrtare të sqarohet mënyra e votimit për një subjekt politik që është edhe bartësi i listës për Kuvend Komunal dhe në anën e djathë të fletëvotimit të votohet vetëm për një kandidat për Kuvend Komunal”, tha Elshani.
Elshani tha se do të shtohet edhe kodi i vendvotimit dhe do të dihet saktë për secilin fletëvotim se në cilin vendvotim ka qenë.
Dizajni i propozuar fletëvotimit është votuar me kërkesën për një ndryshim, ku në vend të fjalës “shënjoni” të thuhet “votoni” dhe kjo fjalë të ndërrohet në tri gjuhët.
Në modelin e fletëvotimeve KQZ ka vendosur emrat e futbollistëve dhe klubeve të njohura evropiane.
Gjatë kësaj mbledhje Lëvizja Forca e Diasporës është regjistruar si parti politike për zgjedhjet lokale 2021.
Kjo parti synon të përfaqësoj të drejtën e komunitetit shumicë shqiptar në Kosovë.