Foto: Kallxo.com

KQZ mban mbledhjen e radhës, e para me kryetarin e ri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot mblidhet për të diskutuar lidhur me veprimet për zgjedhjet lokale, që të mbahen më 17 tetor 2021.

Mbledhja e cila pritet të fillojë nga ora 13:30 është mbledhja e parë e KQZ-së me kryetar të ri, Kreshnik Radoniqin.

Në mbledhjen e sotme ndër të tjera do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë se Shpenzimeve te Fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021.

Pika të tjera të rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike Partia Demokratike e Diasporës dhe shqyrtimi i kërkesës së AKR-së për shtyrje te afatit për mbajtje te Kuvendit zgjedhor.

KQZ-ja parashihet që në këtë mbledhje të bëjë edhe shqyrtimin dhe miratimin e plotësim/ndryshimit të Rregullës Nr.08/2013 – Certifikimi i Subjekteve Politike dhe i Kandidatëve të tyre dhe shqyrtimin dhe miratimin e Planit Operacional për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor 2021.