KQZ mban mbedhjen e radhës, sot numërohen votat me kusht

Sot në ora 09:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të ketë kërkesë nga QNR që të ketë rinumërim të disa vendvotimeve.

Numërimi i votave të mërgatës në Qendrën e Numërimeve dhe Rezultateve ka përfunduar mbrëmë.

Nga 13 mijë e 241 vota të dërguara nga jashtë Kosovës më së shumti ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, gjithsej 7,030 vota.

Pastaj, diaspora e ka votuar LDK-në, gjithsej 2,158 vota.

PDK është e treta me 2,139, koalicioni Nisma-AKR-PD e katërta me 916, e koalicioni AAK-PSD me 555 vota.

Gjatë ditës së sotme do të numërohen votat me kusht – 24 mijë vota, dhe ato të personave me nevoja të veçanta – rreth 2 mijë.

Sipas rezultateve pas numërimit të votave të rregullta, më së shumti vota ka fituar VV, e ndjekur nga LDK, pastaj PDK dhe koalicioni AAK-PSD.

Koalicioni Nisma-AKR-PD sipas rezultateve aktuale nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Ky është rezultati përfundimtar nga numërimi i votave të diasporës

.