Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ ka pranuar 322 pako të supozuara me fletëvotime për kandidatët për kryetar të Dragashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë e ditur se është duke vazhduar periudha për përsërtijen e votimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Kjo periudhë ka filluar me 29 nënëtor.

Sipas Valmir Elezit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tash janë pranuar mbi 300 pako të supozuara me fletëvotime.

“Deri më tani, KQZ ka pranuar 332 pako të supozuara me fletëvotime”, ka thënë Elezi.

Sipas Elezit duke u mbështetur në ligj, KQZ-ja do të pranojë fletëvotime më së largu deri me 13 dhjetor 2021.

Të drejtën pët të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votues që gjendet jashtë Kosovës e që i përkasin Komunës së Dragashit.

Këta votues janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës prej 10 korrik deri me 18 gusht 2021.

Gjykata Supreme kishte vendosur me datën 25 nëntor për përsëritje të votimit nga jashtë për Komunën e Dragashit.

Vendimi i Supremes: Përsëritje e votimit me postë për kryetar të Dragashit