Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ-ja nuk diskuton në mbledhje “email-in kërcënues” ndaj Ylli Buleshkajt

Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi në mbledhjen që po mbahet në KQZ, ka propozuar që të hedhet në diskutim një email i Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim, Yll Buleshkaj.

Por pasi që u hedh në votim ky propozim, asnjë prej aëtarvë të KQZ-së nuk votoi pro, përveç atyre të Vetëvendosjes.

Për këtë anëtari, Halim Rama tha se Buleshkaj në atë email ka treguar se është kërcënuar dhe kjo duhet të shqyrtohet nga KQZ.

“E ka shkru në email që është kërcënu dhe unë nuk mendoj që kjo qështje të hedhët në votim, ka pasur një kërcënim ka qenë publik”, tha Rama.

Ndërsa Kryeëuesja e KQZ-së, Valdete Daka tha se këto çështje nuk diskutohen në mbledhje.

“Janë çështje të cilat nuk trajtohen dhe nuk është vendimmarrjë e KQZ-së. i kisha lut të githë anëtarët që ta përfillin rregulloren dhe të mos na dalin mbledhjet si në pazar” , tha Daka.