KQZ flet pas vendimeve të PZAP-it

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë se KQZ-ja i ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së.

Elezi tha se KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it pasi të shterren mundësitë e ankesave nga partitë.

“Do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, tha Elezi.

Kujtojmë se PZAP sot ka publikuar vendimet për ankesat e partive lidhur me certifikimin e subjekteve dhe listave të kandidatëve.

Dokument – Vendimi i plotë që ia ndalon Albin Kurtit kandidimin për deputet