KQZ: Fillon rinumërimi i 23 vendvotimeve në komuna të ndryshme të Kosovës

Sipas vendimit të fundit të KQZ-së në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 23 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Kështu ka njoftuar Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka treguar edhe arsyet se përse është marrë ky vendim.

‘’Në disa prej këtyre vendvotimeve formularët e rezultateve kanë qenë të paplotësuara ose pjesërisht të plotësuara dhe në disa raste mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të këshillit të vendvotimit, prandaj duhet të bëhet rinumërimi në mënyrë që të saktësohet gjendja brenda kutive të votimit’’, ka thënë Elezi.

8 është numri i vendvotimeve të cilat kanë shkuar në rinumërim me emrat e kandidatëve për kryetar komune.

Vendvotimet që shkojnë në rinumërim janë nga këto komuna: Mitrovicë e Jugut (1 vendvotim), Novobërdë (1), Podujevë (1), Prishtinë (4), Prizren (4), Skenderaj (3) dhe Ferizaj (1).

Por sipas një vendimi të KQZ-së janë edhe 15 vendvotime që do të rinumërohen dhe që u takojnë zgjedhjeve për kuvende komunale dhe komunat ku do të kryhen rinumërimi janë: Mitrovicë e Jugut (1 vendvotim), Novobërdë (1), Podujevë (1), Prishtinë (4), Prizren (4), Skenderaj (3) dhe Ferizaj (1).