Foto: Arkiv
KQZ do marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi.
Ndërkaq, sipas kryetarit Kreshnik Radoniqi, kërkesa për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale në Maldive është refuzuar për shkak të shpenzimeve të mëdha.
“Këshilli për marrëdhënie me jashtë i ka trajtuar tri pika, siç kanë qenë kërkesa për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Maldive, kërkesa për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi që janë në qershor dhe një ftesë që ka ardhë për Zyrën për pjesëmarrje në konferencë në Moldavi. Për Maldive patëm diskutim për shkak të shpenzimeve shumë të mëdha që mund të bëhen për pjesëmarrje në këtë vëzhgim dhe vendosëm të mos marrim pjesë”- ka njoftuar Radoniqi.
Ai tha se për pjesëmarrje të zgjedhjeve në Mal të Zi janë dakorduar që të shkojnë ata që nuk kanë qenë pjesëmarrës në zgjedhjet presidenciale.
“Për pikën e dytë në Mal të Zi u dakorduam që të marrim pjesë. Patëm dakordim që të jenë atë që nuk kanë qenë në zgjedhjet presidenciale. Propozoj të jam unë -Kreshnik Radoniqi, Sami Kurteshi, Arianit Elshani, Gordana Laban- Zuviq, si dhe prej Sekretariatit një dhe nga zyra një”- tha Radoniqi.
Kryetari i KQZ-së për pjesëmarrjen në konferencën në Moldavi do të diskutojnë në mbledhjet në vijim.