
KQZ deri në ora 16 pranoi aplikimin e 17 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 16:00 sot, ka pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“16:00 – Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë”, thuhet në përgjigjen e tij.
Sipas KQZ-së, afati për aplikim të subjekteve politike për t’u çertifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është i hapur nga 8 deri më 16 janar në ora 18:00.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen të dielën e 14 shkurtit.