KQZ deri më tani ka telefonuar mbi 8000 mijë votues jashtë Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka treguar për procesin e verifikimit të aplikimeve për votim jashtë vendit.

Ahmetaj në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) tha se deri më tani kanë pranuar 14 mijë e 307 aplikacione për regjistrim.

“Jemi në periudhën e shërbimit të votuesve jashtë vendit. Po bëjmë edhe rekrutimin e stafit. Deri më sot janë 14 mijë e 307 aplikacione për regjistrim, prej tyre për 13 mijë e 138 është bërë vlerësimi i zotësisë juridike, të aprovuara janë 10 mijë e 172 aplikacione. Në statusin momental të refuzimit janë 2426 aplikacione të cilat duhet dërguar dokumente mbështetëse me qëllim të aprovimit”, tha ai.

Ahmetaj tha se ende ka emaila të pahapur, duke shtuar se qytetarët po i dërgojnë aplikacionet e tyre të njëjta në 3 emailet zyrtarë të KQZ-së.

“Janë 68 mijë imella të pahapura që do të thotë që sekretariati është në proces e sipër, nuk kemi stagnim në punë. Votuesit kanë dërguar në të gjitha emailat njëkohësisht pra mund të kemi duplifikime nga kjo shifër mirëpo kur të procesojmë me regjistrim në databazë të gjitha këto duplifikime do të largohen nga databaza”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka kërkoi nga qytetarët që të mos aplikojnë në 3 emaila, sepse sipas saj mjafton vetëm një.

“Shfrytëzoj rastin që me i lut qytetarët jashtë Kosovës që të mos të ngarkojnë emalin duke i dërguar 3 herë të njëjtat aplikime sepse si duket e kanë keqkuptuar që ka me pas ndonjë emali dhe për me u siguru e dërgojnë emalin e njëjtë në 3 emalit tanë zyrtar dhe e bllokojnë pa nevojë emalin, do të shqyrtohen të gjitha aplikacionet”, tha Daka.

Ahmeti u pyet nga anëtari Sami Kurteshi lidhur me procesin e verifikimit të aplikimit, për të cilin tha se do të thërrasim deri sa të marrin verifikimin.

“Mbi 8 mijë votues janë telefonuar. Nuk kemi ndonjë problem teknik. Do të thërrasim disa herë, derisa të marrim verifikimin”, theksoi ai.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. KQZ ditë më parë ka marrë vendim që aplikacionet që vinë nga diaspora të konfirmohen përmes telefonit.

Ndaj këtij vendimi LVV dhe organizata ‘Germin’ iu kanë drejtuar PZAP-së duke e konsideruar si anti-kushtetues këtë vendim.

Mirëpo PZAP i ka hedhur poshtë të dy këto ankesa, për çka Germin i është drejtuar Gjykatës Supreme e cila dje ka hedhur poshtë këtë ankesë.

Gjykata Supreme vendos lidhur me çështjen e verifikimit të votuesve nga diaspora