KQZ cakton afatet për organizimin e zgjedhjeve të 23 prillit në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka caktuar afatet e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetar të katër komunave dhe për anëtarë të dy kuvendeve komunale në veriun e Kosovës.

Sipas njoftimit, të gjitha afatet e aktiviteteve zgjedhore i referohen afatit prej 45 ditësh dhe zbatimi i tyre do të fillojë nga data 9 mars 2023.

KQZ ka njoftuar se në këtë mbledhje është marr vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Po ashtu janë caktuar edhe afatet për zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

KQZ ka mbajtur  mbajtur mbledhjen e katërt për vitin 2023, që është kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.

Zgjedhjet në veriun  e vendit ishin planifikuar të mbaheshin në dhjetor të vitit të kaluar, ku ato për kryetarë të komunave veriore ishin caktuar të mbaheshin më 18 dhjetor, ndërsa ato për kuvende komunale më 25 dhjetor.

Mirëpo, më 6 dhjetor 2022, gjatë kohës kur Policia e Kosovës, me kërkesës së KQZ-së, kanë qenë duke i shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor në zyrat e tyre në veriun e Mitrovicës dhe në Zubin Potok ata ishin sulmuar me armë zjarri e madje më pas në zyre ishin gjetur edhe me granata dore.

Më pas, më 10 dhjetor 2022, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kishte takuar partitë politike ku edhe ishte marr vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve deri më 23 prill 2023.