Ilustrim

KQZ bën gati mbi 5 mijë euro për edukimin e votuesve të rijnë për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), më datën 15 korrik 2022, në platformën elektronike për prokurim publik në Kosovës “e-prokurimi”, publikoi njoftimin për kontratë me qëllim informimin dhe edukimin e votuesve të rijnë për zgjedhje.

KQZ  kishte parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri 5,200 euro, me kohëzgjatje e tre muaj nga dhënia e saj.

Për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedura e çmimit të kuotimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Sipas kërkesave nga paramasa e këtij tenderi, kërkohet të përgatiten 24,000 copë  fletëpalosje, dizajnin dhe printimin, të cilat përkthehen dhe lekturohen në gjuhën shqipe, serbe, turke, boshnjake dhe rome. Ndarja dhe paketimi i fletëpalosjeve do të bëhet nga OE për 38 komuna sipas listës së ofruar nga KQZ, dhe pas printimit do të sjellën në depon e KQZ – së.

Më tej kërkohet edhe printimi i 20,000 copë  mostrave të fletëvotimeve. Ndarja dhe paketimi i fletëvotimeve do të bëhet nga OE për 38 komuna sipas listës së ofruar nga KQZ dhe pas printimit do të sjellën në depon e KQZ – së