KPPM flet për eksploatimin e zhavorrit nga kompanitë që shtrojnë rrugët

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetua hulumtimi për heshtjen e institucioneve
shtetërore para një dukuri që e shkatërron dhe degradon ambientin.

Mbushjet e rrugëve me material ilegal ka ndodhur edhe në disa vende tjera, ndërsa  një shembull i kësaj dukurie është një projekt tjetër milionësh që është në Komunën e Gjakovës.

Atje kompania “Drini” nga Prizreni është duke punuar në ndërtimin e vazhdimit të rrugës Bujar Roka në Gjakovë.
Komisioni për Miniera e Minerale edhe këtu kishte shqiptuar dënime dhe kishte ngritur kallëzime penale.

Fatmir Gërguri, kryeinspektori i Komisionit për Miniera dhe Minerale ka thënë se projekte të tilla ka
edhe në komunat e Gjakovës dhe sipas tij mungon bashkëpunimi i komunave me KPMM.

“Mundem me thanë hiç nuk e di pse p.sh në Gjakovë është duke u punuar një projekt i një rruge qarkore
dhe aty ndërmarrja “Drini” është takuar duke shfrytëzuar ilegalisht dhe materiali është përdorur në
infrastrukturë”, tha Gurguri.

Pronari i Kompanisë “Drini”, Fatmir Gashi, thotë se materialin e  e kanë marrë në një pronë private aty afër ku është duke u ndërtuar rruga dhe se kanë bërë ankese në KPMM për dënimin e marrë.

“Ky material që është përdor në rrugë për mbushje 200 perqind i plotëson kriteret për mbushje gjë
që është verifikuar edhe prej mbikëqyrësve dhe ne nuk ja lejojmë vetës me punu me material të
dobët sepse nesër pas nesër na bëhet dëmi i rrugës jemi ne qe jemi viktima”, theksoi Gashi.

Udhëheqësi i projekteve në Komunën e Gjakovës, Rexhë Rexha thotë se KPMM-ja ka mundur ta gjejë
kompaninë duke eksportuar jashtëligjshëm dhe është dënuar kompania.

Ai thotë se nuk ka vërejtje në ndërtimin e rrugës sepse po vazhdon mbikëqyrja.

Ndiqni emisionin e plotë në linkun e mëposhtëm: